“Tri lëndë në 6 orë” quhet nisma e re e Ministrisë së Arsimit që do të ndryshojë orarin shkollor dhe do të sjellë një mënyrë të re, ndryshe nga ajo tradicionalja.
Sipas MAS një prej ndryshimeve të nevojshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e efektivitetit të procesit të të nxënit të nxënësve është rritja e fleksibilitetit të shkollës për të menaxhuar dhe për të organizuar orarin mësimor.
Tani nxënësit nga 6 lëndë mësimore në ditë, tani mund të zhvillojnë 3 lëndë të ndryshme brenda 6 orëve mësimore.
Modeli tradiconal që është zhvilluar deri më tani, në shumë raste sipas Ministrisë sjell mbingarkesë të nxënesve, në lidhje me numrin e lëndëve që duhet të studiojnë për çdo ditë, shqetësim që shoqërohet edhe me pasoja të tjera:
– Numri i madh i lëndëve që nxënësit zhvillojnë brenda një dite, sjell ngarkesë të përditshme të teksteve dhe të fletoreve, të cilat nxënësit duhet t’i marrin me vete në shkollë. Aktualisht, pesha e çantave që duhet të mbajë një fëmijë e tejkalon raportin peshë çantë/ peshë trupore.
– Në shumë raste gjatë 45 minutave, për zhvillimin e disa lëndëve, mësuesit “marrin kohë” nga pushimet midis orëve ose nga orët e lëndëve të tjera “më pak të rëndësishme”.
– Në disa raste, nxënësve u mungon koha e nevojshme për të kryer detyra që kërkojnë zbatim të njohurive, punë në grup, punë të pavarur etj.
“Reformat që kanë përfshirë aktualisht shkollën në lidhje me kurrikulën, mësimdhënien, vlerësimin e nxënësve, drejtimin e shkollës etj., kërkojnë ndryshime të cilat mbështesin dhe lehtësojnë zbatimin e këtyre reformave dhe njëkohësisht sigurojnë cilësinë e arritjeve në këtë proces”-thuhet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit.
UDHËZIMI I PLOTË I MAS: