Ylli brazilian i futbollit Neymar Jr, i cili luan për gjigantët e Ligës Pro Saudite "Al-Hilal", ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij, nga bashkëjetesa me partneren Bruna Biancardi.
Vogëlushja Mavie ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune dhe 31 vjeçari e partnerja e tij duken shumë të lumtur.
Neymar Jr ka ndarë disa fotografi të ëmbla nga materniteti, me partneren e tij dhe në krah mban të voglën e sapo ardhur në jetë. "Mavie jonë mbërriti... Mirë se vjen bijë", shkruan futbollisti brazilian mbi fotografitë.
Klubi saudit ku luan Neymar, Al-Hilal shkoi gjithashtu në platformën "X" për të uruar superyllin e futbollit dhe shkroi në portugalisht (gjuha amtare braziliane), e cila mund të përkthehet: "Urime Neymar për fëmijën tuaj".