Hapësire reklamuese

Politikë

Newsbomb publikoi urdhrin për ndalimin e gjuetisë së KRAPIT, ministrja Krifca: Ka të bëjë me ruajtjen e tij, është në periudhë shumimi

Shkruar nga Newsbomb
Newsbomb publikoi urdhrin për ndalimin e gjuetisë së KRAPIT,

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka thënë se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një urdhër të publikuar ditë më parë nga newsbomb.al, i cili ka të bëjë me ndalimin e gjuetisë së krapit në liqenin e Shkodrës, Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit.

"Ka një urdhër të dalë nga Ministria e Bujqësisë për ruajtjen e niveleve të zënies së krapit i cili është përmendur dhe në media para disa ditësh, ka të bëjë me një urdhër normal të çdovitshëm për të mos peshkuar në liqenet ku krapi tani ka periudhën e shumimit", u shpreh ministrja teksa prezantoi vendimet e marra nga Qeveria.

Lexo edhe: Nuk ka më KRAP! Ministria e Bujqësisë NDALON gjuetinë në Liqenin e Shkodrës, NUK ka peshkim as në Prespë e Ohër (URDHRI)

Sipas Krifcës "Kjo shkon në të njëjtën politikë që ne po bëjmë për të ruajtur ekosistemin tonë detar." Kujtojmë se, sipas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë ndalimi i peshkimit do të bëhet për një periudhë dy mujore.

Përjashtim bën vetëm ngjala, e cila lejohet të peshkohet vetëm me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll