Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Newsbomb e raportoi dje, Policia zbulon bazën e prostitucionit në Durrës: Kemi proceduar 5 vajza të huaja

Shkruar nga Newsbomb

Pesë shtetase të huaja janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pas ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme ku një vajzë nga Venezuela u hodh nga kati i dytë i hotelit dhe përfundoi në çadrat e një lokali. E reja ishte me një klient nga Shijaku, i cili pas debateve e hodhi nga ballkoni.

Newsbomb.al raportoi dje se Darjana Linares, vajza 22 vjeçare nga Venezuela punonte në këtë hotel/godinë me qira dhe ushtronte veprimtarinë e kundraligjshme të prostitucionit kundrejt pagesës.

Menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja dhe Darjana Linares është shpëtuar nga policia e forcat zjarrfikëse, teka kishte ngecur mbi çadrat e një lokali që ndodhej nën ballkonin e hotelit, vajzat me nënshtetësi të huaj kanë tentuar të largohen. Ato kanë bërë gati valixhet dhe kur oficerët kanë shkuar atje, i kanë ndaluar dhe marrë në pyetje.

Fatmiresisht vajza ra mbi çadrat e lokalit nen ballkonin e hotelit Fatmiresisht vajza ra mbi çadrat e lokalit nen ballkonin e hotelit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

22 vjeçarja ndodhet ne spital dhe ne gjendje te mire shendetesore 22 vjeçarja ndodhet ne spital dhe ne gjendje te mire shendetesore

"Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike", konfirmon Policia e Durrësit.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese