Hapësire reklamuese

Aktualitet

Newsbomb denoncoi SKANDALIN, SPAK vë nën hetim kreun e FSHZH, Dritan Agolli, i dha 400 mijë USD tender kuzhinierit të restorantit të djalit

Shkruar nga Newsbomb
Newsbomb denoncoi SKANDALIN, SPAK vë nën hetim kreun e FSHZH, Dritan

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën hetim kreun e Fondit shqiptar të Zhvillimit për  tenderin abuziv të denoncuar pak ditë më parë.

Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Denoncimi për tenderin abuziv të FSHZH-së është bërë nga neësbomb.al disa ditë më parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” drejtorit Dritan Agolli listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Tenderi është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, me një fond limit prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH.

Pas procedurave që janë ndjekur, fituese janë shpallur dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh, shkruan newsbomb.al. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik.

Gara kompromentohet kur mëson se kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar, në disa emisione dhe audicione në fushën e gatimit, punon si shef kuzhine në një restorant luksoz në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit. Edhe nga të dhënat e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), provohet pronësia e restorantit të mësipërm dhe pronari i vetëm është Flladi Agolli.

Pra, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep një tender me vlerë mbi 400 milionë lekë kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.