Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Newsbomb.al zbardh dinamikën e vrasjes në Elbasan: Shtabi i PD pikasi makinën me para, thërret Policinë, nga shkëmbimi i zjarrit VRITET drejtori, plagoset POLICJA dhe një tjetër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al zbardh dinamikën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit pasditen e sotme, ndërsa tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur, mes tyre një efektive Policie dhe dhëndrri i viktimës.

Pjerin Xhuvani, drejtori I fondit të detyrueshëm shëndetësor është ekzekutuar pak minuta më parë, rreth orës 14.00 në qytetin e Elbasanit në lagjen “5 Maji”. Xhuvani ka qenë zyrtar I PDIU në këtë qytet, ndërkohë që është bashkuar me këtë forcë politike në vitin 2017.

Në përplasjen me armë, ku janë dëgjuar 20 të shtëna sipas dëshmitarëve, janë plagosur edhe tre persona të tjerë, një prej të cilave është punonjëse policie femër, e Shqiponjave.

Shtabi elektoral I PD ka hasur një mjet që e ka ndaluar. Kanë thirrur menjëherë policinë, raporton newsbomb.al. Dhe sipas informacioneve paraprake, në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi I zjarrit mes grupeve dhe policisë.

Pjerin Xhuvani nga shkëmbimi I zjarrit ka mbetur I vrarë. Ndërkohë ka edhe tre të plagosur.

Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti që shpërndante para për vota në lagjen “5 Maji”. Sipas raportimeve paraprake, në vendin e ngjarjes gjatë tentativës për të ndaluar makinën ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img