Hapësire reklamuese

Social Bomb

Newsbomb.al më afër lexuesve, numri i parë i Revistës online vjen falas

Shkruar nga Newsbomb
Newsbomb.al më afër lexuesve, numri i parë i Revistës online

Revista e përmuajshme Newsbomb.al, e dalë në treg prej 20 shtatorit 2021, surprizon lexuesit e saj. Kur janë bërë shtatë muaj nga numri i parë, për të t'ju falenderuar për interesimin e lartë, Newsbomb.al ka vendosur që ofrojë falas numrin e parë.

Në këtë numër do të gjeni artikuj profesionalë të përgatitur nga bashkëpunëtorët tanë. Që nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, një analizë të politologut të njohur Afrim Krasniqi për krizën e së djathtës, Erion Veliajn, rrëfimin e Visar Zhitit dhe rrugëtimin politik të Ori Nebiajt, etj.

Në adresën ( https://rb.gy/l3tyse ) do të mund të aksesoni falas numrin e parë të revistës, si një dhuratë për besimin dhe kohën që na kushtoni. Newsbomb.al di t'ju shpërblejë dhe ju falenderon për besimin.

  • Një kryebashkiak për SPAK - Dosja 15 milionë euro abuzim me fondet e shtetit; Tenderat abuzivë; Klientët preferencialë të kryetarit
  • Kriza e të djathtës (1991-2021) – Nga Afrim Krasniqi
  • Erion Veliaj, rival apo trashëgimtar i Edi Ramës
  • Kush po e vjedh Arin e Zi të shqiptarëve?
  • Lulëzimi i “after-school”, kostoja e lartë për prindërit
  • Banane dhe Kokainë, një rrugëtim i përbashkët...
  • Superliga shqiptare, një kothere
  • Visar Zhiti, mes zhgënjimit dhe dhimbjes
  • Rrëfehet Ori Nebiaj; fushata politike dhe filizat e reja të dashurisë 
  • Vlora e përgjakur, rikthim në vitin 1991

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese