Hapësire reklamuese

Politikë

Newsbomb.al mbyll sondazhin për kandidatët në 61 bashki: Këlliçi dhe Veliaj "kokë më kokë" në Tiranë (REZULTATET)

Shkruar nga Newsbomb

Sondazhi i publikuar nga Newsbomb.al më datë 15 Prill është mbyllur paraditen e kësaj të mërkure, datë 10 Maj, ashtu siç ishte njoftuar. Nga mijëra vota të qytetarëve dhe lexuesve tanë, bie në sy një avantazh i fortë i Partisë Socialiste në gjithë vendin.

Mirëpo, në disa bashki kyçe siç është Tirana, por jo vetëm, gara është tepër e ngushtë dhe kandidatët e opozitës ndahen me pikë përqindje nga ata të mazhorancës. Janë 21.466 vota vetëm për Bashkinë Tiranë dhe Këlliçi e Veliaj janë "kokë më kokë".

  • Belind Këlliçi (Koalicioni Bashkë Fitojmë) 49.56%
  • Erion Veliaj (Partia Socialiste) 49.59%
  • Roland Bejko (Partia Demokratike) 0.85%

Rezultatet e Sondazhit per Tiranen

Për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, Rrogozhina është e vetmja që, sipas sondazhit, do të sjellë ndryshim. Shkëlqim Hoxha i koalicionit "Bashkë Fitojmë" kryeson me 52.61% të votave ndaj socialistit Edison Memollaj, i cili kërkon një mandat të dytë më 14 Maj.

Bashkitë e tjera të qarkut, siç shihet në grafikat përkatëse, nuk prodhojnë surpriza pasi konfirmojnë të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste. Në vijim, në faqen zyrtare të Newsbomb.al do të publikohen një nga një të gjitha rezultatet për 11 qarqet e tjera të vendit.

Rezultatet e Sondazhit per Tiranen

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese