Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

New York Times: Si u shndërrua Kosova në një tokë pjellore për ISIS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prestigjozja New York Times i dedikon një artikull të gjatë Kosovës me titullin “Si u shndërrua Kosova në një tokë pjellore për ISIS”.

Në artikull flitet për transformimin e shoqërisë nga tolerante myslimane në ekstremiste islamike ndërsa thuhet se Kosova, ashtu sikurse pjesa tjetër e Evropës e gjen veten nën kërcënimin e islamit radikal.

“Kosova tani e gjen veten, ashtu si pjesa tjetër e Evropës, nën kërcënimin e islamit radikal. Gjatë dy viteve të fundit, policia ka identifikuar 314 kosovarë – përfshirë dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë – të cilët kanë shkuar jashtë vendit për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, që ka numrin më të lartë për frymë në Evropë.

Ata ishin radikalizuar dhe rekrutuar  nga korpusi i klerikëve ekstremiste dhe shoqatave të fshehta të financuara nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjera konservatore arabe duke përdorur një rrjet donacionesh  nga organizatat bamirëse, qofshin këto private apo shtetërore”, thuhet në artikull.

“Ata kanë promovuar Islamin politik”, ka thënë Fatos Makolli, drejtori i policisë së Kosovës kundër terrorizmit. “Ata shpenzuan një shumë parash për të promovuar atë nëpërmjet programeve të ndryshme, kryesisht me të rinj, njerëzit në nevojë. Ata sollën këta njerëz afër islamit radikal politik, e cila ndikoi në radikalizimin e tyre “, thuhet mandej në artikullin e New York Times.

Pas dy vitesh hetime, policia ka akuzuar 67 persona, ka arrestuar 14 imamë dhe ka mbyllur 19 organizata muslimane që vepronin në kundërshtim me Kushtetutën, për nxitje të urrejtjes dhe rekrutim për terrorizëm.

Kjo është një kthesë mahnitëse për një vend me 1.8 milionë banorë që jo shumë kohë më parë ishte ndër shoqëritë muslimane më pro-amerikane në botë. Amerikanët u pritën si çlirimtarë pas muajve të parë të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që më pas sollën një Kosovë të pavarur”, shkruan New York Times ndër të tjera. 

Më shumë




spot_img








spot_img