Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

New York Times: SHBA beson se vrasjen e Daria Dugin e autorizoi qeveria ukrainase

spot_img

Lajme të ngjashëm

Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara beson se qeveria ukrainase autorizoi sulmin me bombë, në afërsi të Moskës, në muajin gusht ku mbeti e vrarë Daria Dugina, vajza e nacioanalistit rus Aleksandër Dugin.

Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në sulm, as duke ofruar inteligjencë apo ndihmë tjetër, thanë zyrtarët për New York Times.

Zyrtarët amerikanë u shprehën gjithashtu se nuk kishin dijeni nga operacioni dhe se do ta kishin kundërshtuar vrasjen po të ishin pyetur. Më pas, zyrtarët amerikanë i kritikuan zyrtarët ukrainas për vrasjen, thanë ata. Zyrtarët e inteligjencës amerikane shqetësohen se vrasja e Daria Dugin mund të shkaktojë tensionimin e konfliktit.

Ukraina mohoi përfshirjen në vrasje menjëherë pas sulmit dhe zyrtarët e saj të lartë e hodhën poshtë vlerësimin e inteligjencës amerikane.

“Rusia nuk është hakmarrë për vrasjen, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se sulme të tilla, kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në fushën e betejës dhe mund të provokojnë Moskën të kryejë sulmet e veta kundër zyrtarëve të lartë ukrainas. Zyrtarët amerikanë kanë qenë të irrituar me mungesën e transparencës së Ukrainës në lidhje me planet  saj ushtarake dhe të fshehta”, shkruan NYT.

Më shumë




spot_img








spot_img