Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
0kmh
0 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
15 °
Mar
10 °
E premte, 31 Mars, 2023

New York Times me kritika për debatin online: Si po shpërndahet dashuria për agresorin në rrjetet sociale

Lajme të ngjashëm

Një ditë përpara se Rusia të hynte në Ukrainë, ish-presidenti Donald Trump e konsideroi strategjinë e presidentit Vladimir Putin të Rusisë “goxha të zgjuar”, shkruan NYT. Komentet e tij u postuan në Youtube, Twitter dhe mesashe në Telegram ku janë parë më shumë se 1.3 milionë herë.

Komentatorë të djathtë duke përfshirë Candance Owens, Stew Peters dhe Joe Oltmann gjithashtu hodhën komentet e tyre online me postime që ishin në favor të zotit Putin dhe që ishin racionale për veprimet e tij kundër Ukrainës. “Qëndroj në krahun e Rusisë tani për tani” tha zoti Oltman, një podcaster konservativ në shown e tij gjatë kësaj jave, shkruan NYT.

Dhe në grupe Telegrami si The Patriot Voice, apo grupe facebook duke përfshirë Texax for Donald Trump 2020, anëtarët kritikuan qëndrimin e presidentit Biden në konflikt dhe shprehën mbështetjen për Rusinë, disa duke thënë se besonin më shumë Putinin sesa Biden.

Bisedat online reflektojnë se si mendimet pro-ruse janë rritur dhe kanë ndërhyrë në Twitter, Facebook, Youtube apo në podcaste të djathta. Ndërkohë që Rusia atakoi Ukrainën këtë javë, këto mendime u përhapën duke shpërndarë online mendimet se lufta shihet me simpati – madje edhe me aprovime, për agresorin, raporton NYT.

Më shumë