Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

New York Times artikull për tre spiunët rusë të arrestuar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
New York Times artikull për tre spiunët rusë të arrestuar

Prestigjozja New York Times ka shkruar një artikull për arrestimin e dy rusëve, 33-vjeçaren Svetlana Timofoeva, 23-vjeçarin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç, vitin e kaluar pas një incidenti në uzinën ushtarake të Gramshit.

Mikhail Zorin sulmoi me spray neuro-neutralizuar dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vendroje. Tre të arrestuarit u morën në pyetje me urdhër të Drejtorisë së AntiTerrorit pasi dyshohej se mund të ishin pjesë e një celule spiunazhi.

Gazeta e njohur amerikane flet për rusen 33-vjeçare, Svetlana Timofeyevam ku shkruan ajo nuk ka mundur të largohet nga vendi pasi passaporta i është sekuestruar nga autoritetet shqiptare.

Në artikull përmendet një fotograf rus i cili fitoi qindra mijëra ndjekës në Instagram, pas fotove të tij të magazinave të bombave të epokës sovjetike dhe mbetjet e fabrikave të shkatërruara në të gjithë Evropën Lindor.

New York times e ka krahasuar fotografin rus me Timofevën, duke shkruar se ajo nuk mund të udhëtojë shumë dhe të fotografoje vende të tilla për të kënaqur fansat e saj, pasi pasaporta e saj u konfiskua në Shqipëri.  Sipas New York Times, arrestimi i 34-vjeçares dhe mbajtja në burgun e grave, i ka prishur imazhin dhe i ka dhënë asaj një tjetër lloj fame, një spiune ruse.

Ajo i ka mohuar këto akuza, duke thënë se tensionet gjeopolitike që rrjedhin nga pushtimi rus i Ukrainës e kanë bërë atë dhe bashkatdhetarët e saj të shihen si të dyshuar në sytë e shumë evropianëve madje dhe ata shtetas rus që janë kundër luftës.

"Njerëzit nuk mendojnë për rusët si viktima të kësaj qeverie, por ne jemi," tha ajo në një intervistë të fundit në një kafene në Tiranë, kryeqytet. “Të gjithë po ju shikojnë. Të gjithë ju shikojnë me dyshim”, është shprehur ajo.

Artikulli plotë nga New York Times

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese