Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

New York prezanton makinerinë e parë shitëse me pajisje kundër drogës

Shkruar nga Newsbomb
New York prezanton makinerinë e parë shitëse me pajisje

Zyrtarët shëndetësorë në New York prezantuan makinerinë e parë shitëse të shëndetit publik, e cila përmban pajisje falas kundër drogës, si dhe ilaçe për të varurit nga lëndët narkotike.

Makineria u instalua në Brooklyn të New York ditën e hënë dhe do të ofrojë Naxolone, substancë e cila mund t’i shpëtojë jetën një personi që ka marrë overdozë droge. Në vend të ushqimeve ose pijeve të gazuara, makineria shitëse ka gjithashtu komplete higjienike dhe prezervativë për këdo që ka një kod postar të qytetit të New York-ut.

Zyrtarët thanë se makineri të ngjashme në SHBA, Evropë dhe Australi kanë dhënë rezultate pozitive për uljen e shkallës së mbidozave dhe përhapjen e sëmundjeve infektive.

Në të gjithë SHBA-në, po instalohen këto makineri dhe kioska të mbushura me sprej hundësh të cilat përmbajnë Nalokson. I referuar shpesh si Narcan, naksoloni është një ilaç me spërkatje i cili mund të rikthejë dikë nga pragu i vdekjes së mbidozës, duke i mundësuar frymëmarrjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese