Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia e New York nderon oficeren shqiptare: Erdhi 13 vjeçe, sot na mbron!

Shkruar nga Newsbomb
Policia e New York nderon oficeren shqiptare: Erdhi 13 vjeçe, sot na
Departamenti i Policisë së qytetit të New York në nder të festave të Nëntorit në Shqipëri, ka nderuar angazhimin e oficeres Arjola Ferhati e cila punon për sigurinë e qytetit në Manhattan. Në një postim në ‘’X’’, departamenti i policisë së New York-ut shkruan se Ferhati emigroi në SHBA kur ishte 13 vjeç dhe endrra e saj për t’iu bashkuar forcave policore u bë realitet në 2021. ‘’E lindur në Shqipëri, oficerja Arjola Ferhati emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 13-vjeçare. Ëndrra e saj për t'u bashkuar me NY's Finest u bë realitet në vitin 2021. Ajo tani shërben në LES të Manhattan në zonën numër 7. Këtë Muaj të Trashëgimisë Shqiptare ne nderojmë angazhimin e saj për t'i mbajtur të sigurt NY.''      

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese