Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

New York ka më shumë të infektuar me COVID-19 se Spanja, kjo javë pritet të ketë 'pikun e vdekjeve'

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Shteti i New York-ut në SHBA ka një numër më të madh të të infektuarve nga koronavirusi se Spanja.

Sipas shifrave zyrtare, në Spanjë ka rreth 152 mijë të infektuar, ndërsa në New York, shifra e të prekurve nga koronavirusi është mbi 155 mijë.

Numri i të infektuarve në SHBA është mbi 435 mijë, ndërsa 14797 persona kanë humbur jetën.

Kjo javë pritet të ketë edhe "pikun e vdekjeve", pasi ekspertët parashikojnë që numri i viktimave të jetë shumë i lartë.

Të martën në SHBA u regjistruan rreth 1900 viktima nga COVID-19.

Vendet evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën që janë edhe më të goditurat, kanë filluar të konsiderojnë lehtësimin e masave, por numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese