
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, njoftoi sot se vdekjet nga koronavirusi në vend janë rritur në 385, me 100 vdekje në 24 orët e fundit.
Njoftimi vjen disa orë pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA tejkaloi 1.000. New York është në qendrën e betejës me koronavirusin në Amerikë. New York numëron 37.258 raste pozitive, ndërkohë që po përpiqet të përgatisë spitale për një fluks pacientësh të rinj.
Qendra e kongresit të qytetit po shndërrohet në një spital të përkohshëm.
Në spitalin Mount Sinai Morningside, kirurgët e zemrës, kardiologët dhe infermierët kardiovaskular tani kujdesen për pacientët me koronavirus.
Mbi gjysma e popullsisë amerikane tani është në izolim pasi autoritetet në mbarë vendin kërkojnë të frenojnë shpërthimin e virusit.