Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Nevrikosen myslimanët me e-mailin e Ramës: Është Islamofob! Ja letra e plotë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

E-maili i kryeministrit Edi Rama që e botoi ekskluzivisht Newsbomb.al, ka nevrikosur seriozisht shumë qytetarë me besim mysliman. Sipas tyre Rama është islamofob, pasi e-maili i tij dërguar ministrave, ku u kërkohej të ‘’Mbysnin turkun’’ brenda tyre, është njësoj si ideologjia komuniste.

Letra e plotë e Observatorit Kombëtar kundër Islamofobisë:

 “Letra e Kryeministrit Edi Rama eshte katerciperisht e mbushur me nje fjalor islamofob!

Z. Kryeminister kur thote: “Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku, që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!!!” pa dyshim se nuk e ka fjalen per turkun e sotem.

Fjala “turk” gjate periudhes se Perandorise Osmane ishte sinonim i fjales “musliman”. Kur njerezit pyeteshin se ciles fe i perkisnin, ata pergjigjeshin: “Turk elhamdulillah”, ose thene ndryshe: “Musliman, fale Zotit”.

Ndersa gjate periudhes komuniste ky term u be sinonim i cilesive negative tek nje person.

Atehere cilin “turk” brenda vetes duhet te vrasin ministrat sipas z. Rama?!

Perdorimi i arkaizmave te tilla, te cilat jane produkt i kohes se erret te komunizmit dhe propagandes antifetare tregon se mendja dhe shpirti i ketyre njerezve qe na udheheqin nuk ndahet dot nga ajo trashegimi ideologjike qe na la diktatura komuniste”

LEXO EDHE:EKSKLUZIVE/ZBARDHET EMAILI I RAMES PER MINISTRAT: JENI BERE ARROGANTE, AMBASADORET TALLEN ME JU. NDRYSHONI OSE LINI ANIJEN

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img