Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Nevoja për një dozë të tretë, Alimehmeti jep lajmin e mirë për qytetarët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sot mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë, duke thënë për Faxnews se një dozë e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme, pavarësisht se është rritur numri i infektimeve.

Doktori siguroi se nuk është gjendje shqetësuese pasi është nën kontroll.

“Numrat janë në rritje, por është e përballueshme dhe nuk jemi në fazën shqetësuese. Varianti Capa nuk është i ri, është i njohur më parë dhe Delta ja zuri vendin në Indi duke e dominuar. Delta përbën shumicën dërrmuese të rasteve. Doza e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme pasi nuk ka prova, flasim për ato që po përdoren në Gjermani.

Imunizimi i plotë vjen dy javë pas dozës së dytë, por në çdo moment ka një mundësi infektimi, por për imunizim të lartë e kanë Phizer dhe Astrazeneca dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme doza e tretë se përvec kësaj do ishte një shpenzim shumë i madh.

Në gjithë botën nuk llogjikohet më me rastet e reja, por nga rastet e rënda dhe humbjet e jetës sepse nese infektohen të rinj atehërë nuk presim shumë probleme. Duke qenë se të rinjtë kanë më pak risk dhe normalisht nuk duan të bëjnë vaksinën”- u shpreh Alimehmeti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img