Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nevaldo Hajdari nuk pranon 12 vite burg, dy ditë para përvjetorit të vrasjes së Klodian Rashës, bën apel në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
Nevaldo Hajdari nuk pranon 12 vite burg, dy ditë para përvjetorit

Kur janë mbushur dy vite nga vrasja e Klodian Rrashës nga ish-efektivi i "Shqiponjave" Nevaldo Hajdari, ky i fundit vijon të mos pajtohet me dënimin 12 vjet burgim për akuzën e “Vrasjes me dashjes”.

Ora News mëson se që prej datës 6 dhjetor 2022, përmes avokatëve mbrojtës, Nevaldo Hajdari ka çuar çështjen penale kundër tij në Gjykatën e Lartë. Ish-polici kërkon gjykimin nga një kolegj penal, me argumentin se ai ka kryer vrasjen në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes.

Në fakt fillimisht hetimi për policin e skuadrës “Shqiponja” ka nisur nga prokuroria pikërisht për këtë akuzë.

Por gjatë sigurimit të provave të tjera shtesë dhe pamjeve filmike, ku duket qartë se Hajdari qëllon dy herë me armë, grupi i hetimit doli në përfundimin se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rrasha, është kryer me dashje.

Rekursi i Nevaldo Hajdarit është regjistruar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 6 dhjetor, vetëm dy ditë pasi të shënohej dy vjetori i ekzekutimit me armë ndaj Klodian Rrashës. Çështja tashmë ndodhet në dhomën e këshillimit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, nga gjyqtari Medi Bici.

Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, pasi Hajdaraj e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll