Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Neutralizoi 32-vjeçarin që terrorizoi njerëzit në mes të Tiranës, flet i riu HERO: Mu duk i rrezikshëm dhe ndërhyra, iu drejtua njerëzve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme një situatë e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Tiranës,, ku një 32-vjeçar u fut në sheshin Skënderbej me një makinë të aksidentuar dhe iu sul turmës së njerëzve.

Sipas informacioneve për mediat, pronari i makinës është Arben Mema, 32-vjeç.

“Ndjehem mirë që nuk pati njerëz të lënduar. Erdhi një makinë e aksidentuar mes 15 katëshit dhe Operas. Mu duk në radhë të parë si rast terrorist siç kemi parë nëpër botë. Ai u drejtua në drejtim të turmës.

Pastaj njerëzit u ndalën se u trembën. Më pasi ai ndaloi në qendër, dhe njerëzit shkuan që ta ndalojnë, por ai u nis sërish drejtpërdrejt njerëzve, pastaj mu duk e nevojshme që të ndërhyja. Nuk e di se çfarë po mendonte por mu duk shumë i rrezikshëm se po ecte në makinë në mes të njerëzve.

Ishin qytetarët që më ndihmuar dhe e kapën.  Nuk e njoh”,- tha djali që arriti të kapte dhe ndalonte 32-vjeçarin nga një tragjedi të mundshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img