Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Netët e Bejkës së Bardhë”, 12 çmimet që u dhanë në festivalin e iso-polifonisë, mbajtur në Pilur, vendlindjen e Lefter Çipës

Shkruar nga Newsbomb

Tre studiues të njohur të polifonisë: profesor Bardhosh Gaçe, profesor Shaban Sinani dhe studiuesi Sejmen Gjokoli “Mjeshtër i Madh” për dy ditë ndoqën festivalin “Netët e Bejkës së Bardhë” në edicionin e dytë të tij, mbajtur në Pilur të Himarës në datat 5 e 6 qershor.

Grupet polifonike nga të gjitha trevat morën pjesë në festival ku pati një pjesmarrje të madhe të atyre që kishin udhëtuar nga vende të ndryshme të vendit, dhe nga Tirana, për të qenë present në këtë festival.

Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra, Gramshi dhe Bashkia e Himarës patën grupet e tyre në festival.

Një përshëndetje speciale erdhi nga Ragmi Mustafa, që kishte udhëtuar direkt nga Presheva, për të sjellë në vendin e polifonisë, tre kumbulla të kuqe, të mbjella në kujtim dhe nderim të princit të polifonisë, Lefter Cipa, ndarë nga jeta në 18 shkurt të këtij viti.

Këtë vit Festivali ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa " Nder i Kombit".

Në mbyllje të Festivalit, juria ndau këto vlerësime:

ÇMIME TË MËDHA

1. Çmimi i parë " Lefter Çipa", grupi i Pilurit, Himarë

2. Çmimi i dytë " Kujtim Mici", grupi i Bënçës, Tepelenë

3. Çmimi i Tretë " Koço Çakalli", grupi " Argjiro", Gjirokastër

ÇMIME KARIERE

4. Çmimi  " Maliq Lila", grupi "10 Shqiponjat", Tërbaç, Vlorë

5. Çmimi " Haxhi Dalipi", grupi  Zagoria, Gjitokastër

6. Çmimi " Feti Brahimi", grupi " Miqësia", Gramsh

DIPLOMA

7. Marrësi/a më i/2 mirë e festivalit: Bejushe Bajramaj, grupi Velçë

8. Kthyesi  më i mirë, Syrja Brahimaj, grupi Dukat

9. Hedhësi më i mirë, Agron Selimi, grupi Bënçë

ÇMIME INKURAJUSE

10. Joana Baraj, grupi Kuçit

11. Fjorelo Bajramaj, Tërbaç

12. Polikron Mërkuri, Pilur

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll