“Lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet, deri në fitore. Kushdo që mendon se ne do të ndalemi nuk është i lidhur me realitetin", - kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke përjashtuar kështu një armëpushim.
“Ne nuk do të ndalemi së luftuari deri sa të eliminojmë Hamasin. Ne po sulmojmë Hamasin kudo që ata ndodhet madje edhe sot. Ne gjithashtu sulmojmë aleatët e tyre nga afër dhe larg. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, kanë vdekur. Ata kanë vetëm dy mundësi: të dorëzohen ose të vdesin", - tha Netanyahu në një video të postuar në X (ish-Twitter).
Nga ana tjetër zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby ka thënë se negociatat për një pauzë në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit "janë shumë serioze".
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby