Hapësire reklamuese

Bota

Netanyahu letër Kurtit: Të pres në Izrael për të inauguruar ambasadën në Jerusalem

Shkruar nga Newsbomb
Netanyahu-Kurti

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka shkruar njw letwr kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu, raportojnë mediat kosovare.

foto-per-tekst-417x600-1.jpg

Njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për një vendim të tillë të Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem  ka pasur qëndrime të ndryshme.

Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të jetë kusht dhe kërkesë e Bashkimit Evropian, atëherë do ta shqyrtojnë një vendim të tillë.

Edhe Haki Abazi kishte deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian ka shumë rëndësi për Kosovën rreth asaj se ku duhet vendosur ambasada, dhe sipas tij, Kurti duhet të ulet me Brukselin dhe Izraelin për ta zgjidhur atë që Abazi e konsideron ‘nyje’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu