Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Netanyahu: Izraeli nuk do e lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

104c7731d7f434a7fc6a7b6ea4938981

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, është shprehur se ripërtëritja e pasurimit të uraniumit nga Irani dëshmon se ky vend po synon të prodhojë armë bërthamore, pavarësisht se e mohon atë.

Të hënën, Irani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind, gjë që paraqet shkeljen më të madhe të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, tha për mediat lokale se procesi ka nisur në uzinën nëntokësore Fordoë.

Por, kryeministri i Izraelit ka thënë se ata nuk do ta lejojnë Iranin që të prodhojë armë bërthamore.

“Nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë, përveç si realizimi i vazhdueshëm i qëllimit të Iranit për të zhvilluar një program ushtarak bërthamor.

Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore”, ka thënë Netanyahu.

Izraeli, që besohet gjerësisht se është i vetmi vend që posedon armë bërthamore në Lindjen e Mesme, ka pohuar prej kohësh se Teherani po përpiqet të zhvillojë arsenalin e tij bërthamor dhe se kërkon shkatërrimin e shtetit hebre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img