
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të humbasë asnjë mundësi për të liruar më shumë robër nga Gaza. Ai e përshkroi presionin e qëndrueshëm ushtarak deri në "fitoren totale" mbi Hamasin si thelbësore për sigurinë izraelite.
Deklarata e tij u lëshua pasi forcat speciale izraelite liruan dy robër në një operacion shpëtimi në Rafah, në jug të Gazës. Perspektiva e operacioneve më të gjera në qytet, i mbushur me njerëz të zhvendosur, ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar.
Bota perëndimore pavarësisht faktit se është pozicionuar krah Izraelit, po dënon planin për zgjerimin e operacionit ushtarak në qytetin kufitar Rafat, qytet në Gazën jugore të mbushur me refugjatë palestinezë.
Egjipti ka kërcënuar se do shfuqizojë Traktatin e Paqes, bashkë me vendet e botës arabe. Që do të thotë se ekziston probabiliteti të nisë një nga konfliktet më të mëdha ushtarake.
Nga ana tjetër kryeministri Benjamin Netanyahu pretendon se ushtria izraelite do të vazhdojë me ofensivën e planifikuar tokësore, duke këmbëngulur se po përgatitet një plan evakuimi.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se “mbi gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në atë zonë”.
Arabia Saudite paralajmëroi për “pasoja shumë serioze” nëse Rafah sulmohej.
Ministri i Jashtëm holandez Hanke Bruins Slot paralajmëroi gjithashtu për “shumë viktima civile”, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë thënë se nuk ka vend të sigurt për të shkuar për më shumë se një milion palestinezë që tashmë kanë ikur në Rafah.
Udhëheqësit e Hamasit të Gazës thanë se mund të kishte dhjetëra mijëra viktima, duke paralajmëruar se çdo operacion do të minonte gjithashtu bisedimet për lirimin e mundshëm të pengjeve izraelitë.