Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Netanyahu bën thirrje për të bllokuar formimin e qeverisë së re: Koalicioni i të majtëve është i rrezikshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar koalicionin e formuar nga partitë opozitare, i cili pritet ta largojë atë pas 12 vitesh në pushtet.

Netanyahu u bëri thirrje deputetëve të krahut të djathtë që ta bllokojnë ardhjen në pushtet të këtij koalicioni.

Sipas BBC ,tetë parti të opozitës arritën marrëveshje për të formuar një qeveri të re.

Por grupi, nga i gjithë spektri politik i Izraelit, ende ka nevojë për mbështetjen parlamentare për të marrë detyrën.

Që kur u njoftua koalicioni, në komentet e tij të para, Netanyahu u kërkoi anëtarëve të Knesset (parlamentit) “të zgjedhur me vota nga e djathta” të kundërshtojnë koalicionin.

Në një postim në Twitter, ai i kritikoi ata si “të majtë” dhe “të rrezikshëm”. Më herët ai e ka quajtur qeverinë e re të propozuar “mashtrimin e shekullit”, duke thënë se rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.

Vëzhguesit kanë vërejtur tashmë se Benjamin Netanyahu, i cili dështoi të formonte koalicionin e tij pavarësisht se partia e tij fitoi më shumë vende në votimin në mars, ka të ngjarë të përpiqet të parandalojë që grupi të marrë mbështetjen e nevojshme.

Më shumë

spot_img
spot_img