Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Nesër votohet për shkarkimin e Metës, Lefter Maliqi tregon hapur votën: Vendin e ka mbuluar krimi në qeveri e Parlament, mos u habisni…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e nesërme në Parlamentin e Shqipërisë do të votohet për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta, pas vendimit që mori Komisioni Hetimor.

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë publike votën e tij, pasi në një postim në rrjetet sociale shprehet se do të votojë kundër shkarkimit të Ilir Metës. Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos habiten nga shou dhe fletërrufetë e Parlamentit ndaj Presidentit, sepse ai parlament është kthyer në estradë.

Sipas tij, vendin e ka mbuluar krimi në qeveri dhe në parlament, ndërsa shton se seanca e nesërme do të futet në histori si turpi dhe dështimi më i madh i parlamentarizmit në vend.

Postimi i plotë:

Vota ime neser do jete kunder shkarkimit te Presidentit, kunder turpit te ketij parlamenti te kapur e keqperdorur keto 2 vite. Mos u habisni nga shoë dhe fleterrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer ne estrade cfare nuk keni pare, qeshur e degjuar keto 2 vite.

Me votat e ketyre jane votuar PPT duke pasuruar oligarket dhe qeveritaret, eshte votuar prishja e marrveshjes se 5 Qershorit ne rezidencen Amerikane, ku me pas u prishen koalicionet dhe u krye masakra me e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i perdorur nen presion bandat per zgjedhjet e 25 Prillit.

Vendin e ka mbuluar krimi ne qeveri ne parlament, sfilatat ne drejtesi dhe varferia e pasiguria ne vend ku burri vret gruan, vellai motren, vjehrri dhendrin, shoku shokun, vrasje ne dere ne banese, ne makine, ne rruge, grabitje, vjedhje, droge etj. Seanca parlamentare neser do futet ne histori si turpi dhe deshtimi me i madh parlametarizimit ne vend.

Më shumë

spot_img
spot_img