Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane, Karen Donfried, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Pas takimit me Osmanin, ajo ka folur edhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, një proces që lidhet ngushtë edhe me Shqiëprinë. Donfried tha se mbështet integrimin e dy vendeve dhe negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt.
Sot pasdite Karen Donfries do të mbërrijë në Tiranë, ndërsa nesër janë programuar takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës.