Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Nesër shembet statujat’, deputeti i PD zbulon skenarin e protestës: Me bekimin e zotit…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3533f4fbb98eaf417f535ae76f7a684d

Kanë mbetur vetëm 24 orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës ndërsa deputeti i PD Luçiano Boçi zbulon detaje nga skenari i përgatitur.

Boçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, flet për statuja që do shemben.

“SHKURTI I STATUJAVE QË SHEMBEN”, e nis komentin e tij deputeti ndërsa shton:

“Legjenda shqiptare e Shkurtit e ka një domethënie, e vetë Shkurti për këtë arsye e ka profecinë brenda tij.

Me bekimin e Zotit, sipas legjendës, Marsi “i luftës”, i mori tre ditë hua Shkurtit, për të përmbushur nga aty zemërimin e tij.

Për këtë ai u shënjua si muaji më i spikatur i vitit”.

MË SHUMË NGA KOMENTI I LUÇIANO BOÇIT

Ndërsa në vitin 91, me vullnetin e njerëzve të lirë, por dhe me bekimin e Zotit të rikthyer midis tyre, shqiptarët i morën një ditë hua shkurtit, duke e futur atë në histori.

Në datën 20 të tij, ata derdhën zemërimin e tyre rrugëve të Tiranës dhe shkulën e morën zvarrë nga qendra e kryeqytetit, statujën prej bronzi të diktatorit të fundit në Europë, duke i dhënë fund epokës me gjakatare vëllavrasëse dhe regjimit më absurd e duke hapur kështu portat e lirisë.

Në 17 shkurtin e 2008, Zoti e miqtë e shqiptarisë bekuan me pavarësinë e ëndërruar shekullore KOSOVËN.

Statuja e dominimit serb u shkërmoq dhe u shbë.

Ndërsa sot, jo rastësisht, qytetarët e këtij vendi, përsëri me bekimin e Zotit dhe me bekimin e familjeve të tyre e fëmijëve të tyre, kanë marrë nga Shkurti vetëm një ditë tjetër hua.

Datën 16.

Vetëm një ditë, për ta kthyer atë në ditën e lindjes së shpresës, në ditën e kthimit të besimit, në ditën e ndërtimit të së ardhmes.

Kanë marrë vetëm një ditë të vetme, për t’i shërbyer vendit një jetë të tërë.

Vetëm një ditë, për të shkulur nga rrënjët me soj e sorollop, statujën e gjallë të mashtrimit, arrogancës e harbutërisë së pushtetit të korruptuar e degraduar kokë e këmbë.

Vetëm një ditë, për të shembur njëherë e mirë statujën e krimit, hajdutërisë e babëzisë.

Vetëm një ditë, për të nxjerrë zvarrë nga vrima ku është futur statujën prej kokaine, deliri e çmendurie të një Kryeministri të bojatisur e të marrë fund.

Mos u kurseni në këtë ditë!

Ajo është e historisë dhe e njerëzve të lirë e të ndershëm.

Statujat shemben në Shkurt!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img