Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nesër seancë plenare dhe protestë, “klonohet” Berisha: Do jem tek të dyja

Shkruar nga Newsbomb
Nesër seancë plenare dhe protestë, “klonohet”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka folur në lidhje me protestën e thirrur nesër jashtë Kuvendit të Shqipëri,  ku do mbahet seanca plenare.

Në seancë do të votohet për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha pas këkresës së SPAK. Berisha është pyetur nga gazetarët nëse nesër do të jetë në seancë apo në Protestë, ndërsa ish-kryeministri tha se do të jetë tek të dyja.

“Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo!

Në sallë do jem nesër, jashtë salle do të jemi, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova! Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër’, tha Berisha duke iu referuar ndryshimit të destinacionit të ish-kompleksit Partizani”, tha Berisha ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese