Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Nesër seanca për Haradinajn, avokati: Do lirohet, nuk ka prova të reja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, pohon se “Serbia nuk ka ofruar prova të reja që mund të shërbejnë si bazë për një gjykim të ri të Ramush Haradinajt për krime lufte”. Ai është i bindur se Haradinaj “do të lirohet ditën e enjte”, në seancën që do të mbahet në Colmar të Francës.

Aty liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po i mbahet proces që nga arrestimi i tij në pjesën franceze të aeroportit të Baselit me 4 janar. Haradinaj është arrestuar sipas fletëarrestit të Serbisë, e cila e fajëson ate për krime lufte. Beogradi ka dërguar ndërkohë të gjitha dëshmitë e veta, me të cilat kërkon ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Avokati kosovar Arianit Koci është i bindur se procedura do të përfundojë nesër, me lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë. E të njëjtit mendim është edhe avokatja e Haradinajt në Colmar, Rachel Lindon, e cila mendon se kërkesa e Serbisë është “politike dhe ilegale”.

Akuzat e Serbisë

Autoritetet serbe pohojnë se ata kanë dërguar mjaft prova të reja për ekstradimin e Ramush Haradinajt, të cilin e fajësojnë për krime lufte në vitin 1998 dhe 1999. Vetë Haradinaj në një deklaratë për Deutsche Wellen ka thënë se në dokumentet e paraqitura në Colmar nuk ka asgjë të re, që nuk e ka parë edhe gjatë gjykimeve në Tribunalin e Hagës, ku dy herë është liruar nga akuzat për krime lufte. “Këto janë vetëm akuza politke. Unë dy herë jam gjykuar në Hagë dhe  të dy herët jam shpallur i pafajshëm”, ka dekalraur për parë Haradinaj për DW. Në vitin 2008 ai është shpallur i pafajshëm ndaj të gjitha 37 pikave të aktakuzës, ndërsa katër vjet më vonë është liruar edhe në instancën më të lartë. (Deutsche Welle)

Më shumë

spot_img