Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mëson newsbomb.al.
Kjo është vizita e dytë e Bashës në SHBA brenda pak javësh Basha zgjedh kështu të mos jetë i pranishëm në Shqipëri, ndërkohë që do të ketë dy zhvillime të rëndësishme, samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor dhe protesta opozitare që do të mbahet në të njëjtën ditë.
Mësohet se Basha do të takohet me zyrtarë amerikanë. Vizita e tij e fundit në SHBA ishte në 14 tetor të këtij viti në Uashington, ku mori pjesë në aktivitetin e Qendrës Amerikane për Zhvillime Strategjike.