Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00, pritet vendimi i radhës nga Komiteti i Ekspertëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:07 01-12-2020 Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00, pritet vendimi i radhës nga Komiteti i Ekspertëve Mbledhje e Komitetit Teknik te Eksperteve

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë më parë.

Ky vendim i Komitetit Teknik përfshinte edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve në këtë orë ndërkohë që 3 javë më parë u njoftua se në varësi të situatës do të njoftohen edhe masat e reja.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftoi ministria e Shëndetësisë 3 javë më parë.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i radhës që do të marrë Komiteti i ekspertëve, duke parë që situata e COVID në vendin tonë nuk është përmirësuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje të reja nga atentati në Lezhë/ Autorët i hoqën targat makinës para se ta digjnin, por harruan në makinë një ARMË
Debati për skulpturën e Skënderbeut, Agim Doçi: Kur e pashë thashë është me Covid, duket sikur i ka rënë veremi... »
Article Logic
Execution time: 0.013143062591553
array(1) { ["section"]=> string(130) "neser-perfundon-afati-3-javor-per-kufizimin-e-levizjes-deri-ne-oren-22-00-pritet-vendimi-i-radhes-nga-komiteti-i-eksperteve-229808" }