Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

“Nesër në qeverisje do të bëjmë të mundur votimin elektronik”, PD thirrje emigratëve: Ejani në Shqipëri dhe votoni më 25 prill

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike në një deklaratë ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë.

PD zotohet se në qeverisjen e së nesërmes ata do të bëjnë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Ndër të tjera PD i ka bërë thirrje tëë gjithë emigratëve që të vijë në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do tê bêjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin”, thuhet në deklaratën e PD.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img