Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bëhuni gati! Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Shkruar nga Newsbomb
Bëhuni gati! Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Ditën e nesërme, më 27 Mars akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. E diela e fundit e këtij muaji sjell orën verore, ku ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe ora do të shkojë 03:00.

Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin tonë të përditshëm.

Ky ndryshim ore do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit. Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike.

Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit Tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë më pas. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll