Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nesër mbush 117 vjeç dhe sapo ka kaluar covid-19, njihuni me Motër Andre, e moshuara e parë në Evropë dhe e dyta në botë në këtë moshë (HISTORIA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b10760311799cb9543c4fae56b92b249

Motër Andre nesër (e enjte) mbush plot 117 vjeç dhe ka shumë arsye për të gëzuar, sepse sapo ka kaluar covid-19.

 Eshtë e moshuara më e vjetër në Europë, dhe e dyta në botë dhe mediat italiane I kanë kushtuar një vend të vecantë pasi përballoi covid-19.

Lucile Randon hyri në një urdhër katolik në 1944 dhe u diagnostikua me covid në 16 janar të këtij viti. Pyetjes nëse ishte frikësuar për kontaminimin me covid, motra andre, që edhe nuk sheh dhe është e detyruar të qëndrojë në karrige me rrota, I tha një televizioni francez: “Nuk kisha frikë, se nuk kam frikë të vdes, madje as nuk e dija që kisha marrë virusin”. Por jo të gjithë kanë pasur fatin e saj. Në janar të paktën 81 rezidentë në 88 të qendrave të të moshuarve u prekën nga virusi dhe vdiqën dhjetëra syresh.

Vitin e kaluar në një intervistë për një radio franceze motra Andre kishte thënë se nuk ia kishte idenë sesi jetoi kaq gjatë. “Vetëm Zoti mund ti përgjigjet kësaj pyetjeje. Nuk kam qenë shumë e lumtur gjatë jetës dhe sidomos gjatë luftës, kur isha fëmijë, kam vuajtur si gjithë të tjerët”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img