Hapësire reklamuese

Politikë

Nesër mblidhet Grupi Parlamentar, Bardhi-deputetëve: Në 13:00 në Kryesinë e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Nesër mblidhet Grupi Parlamentar, Bardhi-deputetëve: Në 13:00

Kreu i Grupt Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi iu ka dërguar mesazh deputetëve demokratë mbështetës të grupit të Rithemelimit, ku i lajmëron se  nesër në 13:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, - thuhet në mesazhin e Bardhit.

Kujtojmë se Bardhi nuk mori pjesë në protestën e Berishës para Kuvendit paralelisht me mbledhjen e Komisionit të Mandateve ku u vendos heqja e imunitetit të Sali Berishës.

Pas 4 orëve debat, nga ora 12:00, Këshilli i Mandateve votoi për dhënien e autorizimit. Edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka votuar pro heqjes së imunitetit të Berishës, duke u bashkuar me votat me deputetët e PS.

SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese