Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Nesër Ibsen Elezi sfidon Sali Berishën për kreun e PD-së, ja 108 qendrat ku mund të votojnë demokratët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nesër do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku Ibsen Elezi garon përballë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Partia Demokratike nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë mne dije qendrat e votimit ku mund të votojnë demokratët. Votimi do të nisë në orën 08:00 deri në orën 18:00, teksa qendrat e votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

albsig

spring

Njoftimi zyrtar i Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se ditën e diel, datë 22 maj 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.  Proçesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1.     Sali Berisha

2.     Ibsen Elezi

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img