Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Nesër hapen 400 metrat e para të bulevardit të ri, akses dhe në parkim. Ja si duket (Video)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e së martës do të hapen 400 metrat e parë të Bulevardit  të ri dhe parkimi nëntokësor me 328 vende.

Bashkia e Tiranës  ka përfunduar investimin përgjatë këtij segmenti, me një kosto 8 milionë euro për Bulevardin dhe 6 milionë euro për parkingun, kredi me fondin Abu Dhabi.

 

Genci Kojdheli: “Kemi dhe një akses logjistik në parkimin nëntokësor. Kjo është një arsye se përse po e hapim pjesërshit bulevardin. Do të lidhemi me lumin e Tiranës shpresoj brenda vitit të ardhshëm ku do të jetë dhe koha e përfundimit të gjithë projektit. Kanë gjelur 150 metrat e fundit për tu shpronësuar disa shtëpi.”

Drejtori i Projekteve Genci Kojdheli tha se Bulevardi i ri do ti dedikohet më së shumti këmbësorve.

Genci Kojdheli: “Pjesa e parë e Bulevardit që hapet fokusohet më shumë tek kalimtarët, njerëzit që duan të shijojnë gjelbërimin, hapësirat, të bëjnë vrap apo të lëvizin me biçikletë.”

Risi është edhe ndriçimi Led i përdorur përgjatë tij .

Genci Kojdheli: “Sistemi i ndriçimit është një sistem i tëri Led, me teknologjinë më të fundit të ndriçimit sot në botë. Është gjithçka e automatizuar dhe e kontrollueshme nga një telefon apo iPad. Është punuar shumë gjatë më ndriçimim nga disa kompani që janë marrë me një ndriçim i cili më së shumti fokusohet në aspektin pedonal. Kuptohet se për sa kohë që është teknologji Led ka shumë pak konsum të elektricitetit.”

E ndërsa pjesës së parë të Bulevardit  po i jepet dora e fundit, Bashkia e Tiranës bën të ditur se punimet do të vijojnë për zgjatimin e tij drejt lumit të Tiranës. Në të gjithë fazat e punimeve deri në përfundimin e tij kostoja totale është përllogaritur 55 milionë euro.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img