Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Nesër gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, mijëra qytetarë protestojnë për drejtësi në Prishtinë

Lajme të ngjashëm

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me numër të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.

Protesta është organizuar nga Platforma “Liria ka emër” dhe ka mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve.

Marshit po i prijnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Si bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi me djalë, bashkëshortja e ish-kreut të Kuvendit Veseli me vajzë etj.

Duke brohoritur emrat e ish liderëve të UÇK dhe me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë drejtësi.

Kujtojmë që Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër ish-krerëve lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Më shumë