Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

'Nesër fillon kontrolli i gishtit në administratë', Fahri Balliu nuk kursen ambasadorin Soreca: Nuk arrin të përgjigjet, s'do dinë ku të futen nesër

Shkruar nga Newsbomb

Botuesi Fahri Balliu ka komentuar procesin e sotëm të votimit. Sipas Balliut, ky është një proces propagandistik, ndërsa ironizon se nga e hëna në administrata do të nisë kontrolli i gishtit.

"Ditën e hënë fillon kontrolli i gishtit në administratë", tha ai në studion e Ora News.

Më tej ai është shprehur se opozita shmangu sipas tij planin djallëzor të Ramës për dhunë.

"Opozita shmangu planin djallëzor të Ramës për komfrontim. Ata i bojkotuan Ramës dhunën. Ne kemi rastin ta shohim qartazi një dokumentim si një nga ngjarjet më qesharake. Pasojat janë sepse ky është një model trajektori sarkastik, mbizotëron dhe kjo e vret Ramën dhe e shkatërron më shumë se dhuna. Ai fshehu për gjatë gjithë karrierës së tij, që ai është një everist i dashuruar mërrëzisht me krimin", tha Balliu.

Në studio ai u pyet më tej edhe për dekretet e presidentit Ilir Meta, që sipas tij shmangën dhunën.

"Nëse nuk do të ishin dekret e presidentit do të kishte episode dhune, janë dekretet që e kanë frenuar këtë dhunë", tha Ballaiu, ndërsa më tej nuk kursehet aspak me ambasadorin Luigi Soreca, i cili më herët nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do votonte në këto kushte në Itali.   

"Ky Soreca nuk përgjigjet dot, ai vjen nga policia gjyqësore, një njeri që nuk është në gjendje të thotë a voton ti në Itali. Këta nuk do dinë ku të futen nesër. Kjo është tablo e 2 vampirëve", tha Balliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese