Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Nesër festa e Kurban Bajramit, besimtarët e vaksinuar mbërrijnë në Mekë

Shkruar nga Newsbomb
Nesër festa e Kurban Bajramit, besimtarët e vaksinuar

Besimtarët myslimanë, të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, i janë drejtuar tashmë Haxhit në Mekë, për të kryer ritin e përvitshëm për faljen e Kurban Bajramit, që edhe këtë vit mbarë botën e gjen "të pushtuar" nga pandemia e Covid-19.

Këtë vit vetëm 60 mijë besimtarë do të lejohet të vizitojnë Mekën, në krahasim me numrin e jashtëzakonshëm të para pandemisë, ku në Arabinë Saudite mbërritën 2.5 milionë besimtarë.

Po ashtu këtë vit janë lejuar vetëm besimtarët e vaksinuar, përkatësisht të moshave nga 18 deri në 65 vjeç dhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje kronike.

Xhamia e madhe në Mekë është dezinfektuar para se të mbërrinin besimtarët, ndërsa atyre që do të falin bajramin aty, do t’u mundësohet një byzylyk elektronik për t’i gjurmuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll