Hapësire reklamuese

Politikë

“Nesër do jemi para Kuvendit”, Tedi Blushi: Përjashtimi i 23 deputetëve bëhet që Rama të mos hetohet për aferën me "McGonigal"

Shkruar nga Newsbomb
“Nesër do jemi para Kuvendit”, Tedi Blushi: Përjashtimi i

Sekreatari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas tij përjashtimi i 23 deputetëve demokratë brenda tri javëve, bëhet vetëmë që kryeministri Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer me aferën "McGonigal".

Ai shkruan se revolta popullore nuk do të ndalet, ndërsa shton se nesër do të jenë duke protestuar para Kuvendit.

"Përjashtimi brenda tri javëve i 23 deputetëve, vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer me aferën "McGonigal", bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, refuzimi i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, si dhe bllokimi i informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj parlamentarizmit, demokracisë, llogaridhënies, pluralizmit dhe opozitës që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.

Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e shfrenuar të Kryeministrit në largim. Revolta popullore nuk do të ndalet! Ndaj nesër ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!", shkruan Blushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll