Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“Nesër do derdhet gjak”, Sokol Balla tregon paralajmërimin që iu bë një ditë para protestës së 21 janarit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f206b9ef975dfa1fa7ac0efcb4220840

Gazetari Sokol Ball aka treguar në emisionin “Real Story” se një ditë para ngjarjeve të 21 janarit 2011 kishte marrë paralajmërime që të mos shkonte në protestë.

Ai tregoi se kreu i Shërbimit Sekret të asaj kohe Bahri Shaqiri i kishte thënë se e nesërmja do të kishte ngjarje.

Ndërkohë Balla tha se edhe një mik i tiji i ishte lutur që mos të shkonte të nesërmen në Bulevard, pasi aty do të derdhej gjak.

“Do ta nis pak përpara në natën e 20 janarit. Ndërkohë që unë dola shtëpia ime për të shkuar në punë, në emision për të patur në intervistë Edi Ramën bashkë me dy kolegë të mi, kam takuar në hollin e pallatit, ku gjendet edhe një lokal shumë i njohur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Bahri Shaqirin kreun e Shërbimeve Sekrete. I dhashë dorën dhe sigurisht pyetja ishte se çfarë dinte ai, çfarë mund të ndodhte me 21 janar. Dhe përgjigja e tij, të cilën nuk mund të citoj fjalë për fjalë se “situata ishte rënduar dhe me siguri dhe të nesërmen do kishte ngjarje”. Më pas në Komisionin Hetimor, z.Shaqiri deklaroi se Shërbimet Sekrete nuk kishin informacione se demonstruesit apo partitë politike të opozitës po organizonin diçka që do të ishte më e madhe sesa një protestë e thjeshtë. Zoti Shaqiri duhet ta thotë vetë, por fakti që ai mua më pohoi se do të kishte ngjarje, nuk lidhej me atë atë se çfarë do të bënin protestuesit, por me atë se çfarë do të bënin autoritetet.

Një person tjetër pas emisionit, një mik i imi i afërt, por që ishte i afërt me njerëz të qeverisë dhe familjarë të kryeministrit, me erdhi në shtëpinë time rreth orës 1 të natës dhe mu lut që as unë as të afërmit e mi të mos shkonim të nesërmen në protestë. Sepse më tha: Nesër në Bulevard do të derdhet gjak. Besoj që ky personi që erdhi më tha këtë informacionin, nuk erdhi për të më thënë se do të kishte goditje nga ana e opozitës, me armë apo me tritol, me makina, me dinamit. Erdhi për të më thënë se pala tjetër ishte e përgatitur, kishte një skenar në kokë, që do realizohej me çdo kusht. A erdhi të ma thoshte mua, pasi sigurisht isha një nga gazetarët kritik ndaj kryeministrit Berisha. Mesa duket ai kërkonte të me ruante nga ndonjë farë implikimi qoftë edhe pa dashje imi. Një implikim që unë them që deri diku ndodhi pas ngjarjes, orët e vona të 21 janarit, pasi Neës 24 transmetoi pamjet e vrasjes së 4 protestuesve”, u shpreh gazetari.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img