
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Edith Harxhi ka folur për protestën e nesërme, e cila do zhvillohet para selisë së PD-së. Në një lidhje “live” me “Syri.net”, ish-kandidatja për kreun e PD-së u shpreh se nesër është një ditë feste, pasi demokratët po përgatiten të marrin dhe të futen në ndërtesën e tyre, në ‘shtëpinë e lirisë’, ashtu siç e quan ndryshe ajo.
“Nesër është edhe protestë edhe ditë feste pasi demokratët po përgatiten të marin dhe të futen në ndërtesën e tyre në ‘shtëpinë e lirisë’. Të gjithë ata demokratë që me votën e tyre në datë 18 dhjetor votuan në një referendum për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar të PD dhe në datë 11 dhjetor votuan ndryshimet statusore, ku mes tyre shumë të rëndësishme ishin si kthimin e të drejtës për referendum dhe ndryshimet statutore për largimin e kryetarit të partisë në rast të humbjes së zgjedhjeve, si dhe primaret që janë shumë të rëndësishme në reformimin e partisë. Nesër do jetë një ditë ku demokratët do futen në shtëpinë e lirisë dhe do vijojnë me reformimin e partisë.
Një grup prej nesh i ka kërkuar ndryshimet statutore prej shumë vitesh në PD dhe Basha asnjëherë nuk e ka pranuar se ka pasur kritikë brenda partisë, nuk ka pranuar asnjë nga alternativat për ndryshimet statutore dhe nuk më çudit fakti që nuk e pranon edhe këtë radhë për arsye të shumta por kryesorja se është prej vitesh peng dhe duke qënë peng do vijojë me të gjitha mënyrat të mohojë çdo lloj alternative debati brenda PD-së, ku janë edhe ndryshimet statutore apo votën e demokratëve në 18 dhjetor. Është mëse normale të kuptosh që Basha ka paranojën e tij prej disa vitesh me shumë çështje që kanë të bëjnë me reformimin e partisë deri në largimin e tij nga PD kur është i padëshiruar ashtu siç është edhe ai”, u shpreh Harxhi.