Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nesër dita pa makina, Policia e Tiranës tregon rrugët e bllokuara: Si do bëhet qarkullimi i mjeteve të urgjencës dhe urbanëve

Shkruar nga Newsbomb
Nesër dita pa makina, Policia e Tiranës tregon rrugët e

Dita e martë do të jetë dita pa makina dhe Policia Rrugore njofton masat që janë marrë në Tiranë, cilat janë rrugët e bllokuara, lëvizja e mjeteve të urgjencës dhe urbanëve. Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të bllokohet lëvizja në segmentet e mëposhtme rrugore:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te ish-Hotel Dajti;
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
  • Segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

  • Për shkak të bllokimit të segmentit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët: “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin “Zhan D’ Ark” dhe në bulevardin “Bajram Curri”.
  • Për shkak të bllokimit të segmentit të rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të jetë si më poshtë:

  • Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova”, me drejtim në bulevardin “Bajram Curri”;
  • Linja “Tirana e Re” do të devijohet te sheshi "Ëillson” dhe te “UFO”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll