Hapësire reklamuese

Politikë

Nesër Dita e Verës, punonjësit e Administratës Shtetërore pushim edhe ditën e premte

Shkruar nga Newsbomb
Nesër Dita e Verës, punonjësit e Administratës

Jo vetëm dita e Verës, por edhe e Premtja do të jetë pushim për të gjithë punonjësit e shtetit. Lajmin e ka dhënë kreu i shtetit, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bashkë me fundjavën bëhen 4 ditë shkëputje nga rutina e punës. Rama shkruan se me këtë VKM u japet mundësi të gjithë punonjësve të shtetit për një ditë më shumë pushim.

"Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës,” shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese