Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Nesër del në Vetting, gjyqtarit i zbulohet apartamenti 113 m2 që i kishte “shpëtuar” KPK-së (VLERA-DOKUMENTET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi nesër më 07.07.2021 do të përballet me trupin gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ai do të japë shpjegime për ligjshmërinë e pasurive të tij.

Z.Ngresi ka kaluar filtrin e parë të vetting-ut me sukses, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ai ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë. Sipas KPK-së deklarimet e tij rezultojnë të sakta dhe në përputhje me ligjin.

Mirëpo në fakt Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i ka “shpëtuar” një apartament i blerë nga z. Sokol Ngresi në vitin 2014. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 113,43 m2, ndodhur në qytetin e Vlorës, në vlerën 68,000 (gjashtëdhjetë e tetëmijë) euro.

Në këtë kontratë të siguruar nga CNA, është parashikuar edhe mënyra se si do të kryhej pagesa nga blerësi Sokol Ngresi. 

Konkretisht në datën 26.02.2014 kur ka lidhur kontratën e porosisë ka paguar njërin këst prej 8,000 (tetëmijë) eurosh. Nga mandatet e arkëtimit rezulton se janë kryer edhe pagesa të tjera, përkatësisht në vlerat 6,000 (gjashtë mijë) euro në dt. 27.05.2014 dhe 6,000 (gjashtë mijë) euro në dt. 29.09.2014. Mandatet mbajnë firmën e vetë gjyqtarit, me nënshkrim origjinal, por pavarësisht kësaj, nuk janë deklaruar në asnjë moment nga ana e tij!!!

Më shumë

spot_img
spot_img