Hapësire reklamuese

Bota

Nesër del lista e vendeve “të lejuara”, ekspertët britanikë të turizmit: Shqipëria, 1 ndër 3 “top” destinacionet këtë verë

Shkruar nga Newsbomb
Nesër del lista e vendeve “të lejuara”, ekspertët

Qeveria britanike pritet të publikojë ditën e nesërme një listë, ku do të renditen sipas rrezikshmërisë nga pandemia, shtetet ku britanikët mund të kalojnë pushimet verore.

Lista me destinacionet turistike pritet të jetë e ndarë në tre nivele, të cilat do të shënohen me jeshile, në rastin kur situata nga koronavirusi është plotësisht nën kontroll, portokalli, dhe deri tek e kuqja, për shtetet që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Por eksperti britanik i turizmit, Simon Calder parashikon se plazhet e Shqipërisë do të jenë mes destinacioneve kryesore për turistët britanikë këtë verë.

“Mendoj se 30 deri në 40 shtete do të kenë dritën jeshile. Për pushimet me kohëzgjatje të shkurtër dhe të mesme, favorite do të jetë Finlanda, Gjibraltari, Islanda, Irlanda, Izraeli dhe Norvegjia, me tre destinacionet më të mëdha për plazhin që do të jenë Malta, Portugalia dhe Shqipëria”, u shpreh ai, raporton Express.co.uk.

Sondazh

Poll