Kryeministri Rama po mban në këto momente një konferencë për shtyp në Kryeministri. Rama është duke zhvilluar takimin javor me qytetarët që kanë përdorur “Platformën e Bashkëqeverisjes”.
“Ky është takimi i radhës, duke qenë se një pjesë e punonjësve të administratës nesër marrin pushimet”, tha Rama
“Kemi ende shumë për të bërë, të flasim për zvarritjet e pafundme për titujt e pronësise dhe ndërkohë në shtator do të jemi gati të lancojmë reformën për të cilën është punuar që verën e shkuar. Për të pasur një agjenci kombëtare të pronës. Kjo reformë do të jetë rrënjësore do të racionalizojë burimet njërëzore që kemi në dispozicion në këto institucione”, shtoi Rama më tej.